Saimir Kasemi djali shqiptar rritur në Gjermani që erdhi në spektaklin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut “Love story” arriti famën dhe adhurimin e vajzave shqiptare për një kohë të shkurtër.

Kanë kaluar gati dy vite nga fundi i emisionit ku Saimiri doli i dashuruar (të pakten kështu deklaroi) me Merin një nga vajzat që e lakmonte gjatë mbrëmjeve të spektaklit. Pas kësaj gjithçka ra në heshtje.

Por si ka mundësi që një producente me përvojë si Alketa Vejsiu tani që po rikthehet në ekran me një format që është i etur për personazhe të famshëm, nuk po angazhon pikërisht Saimirin djalin tashmë 35 vjeçar që pas popullaritetit të “Love Story” u tërhoq nga jeta publike dhe ajo televizive.

Ndërkohë që në garën e kërcimit që Vera & Alketa po rikthejnë në TV Klan me emrin “Dance with me” janë renditur emra të njohur, nuk dihet ende pse asnjë tentativë ose të paktën asnjë shenjë oferte për djalin seksi Saimir Kasemi?

Vera Grabocka njihet që personazhet e fortë me të cilët ka bashkëpunuar i ka ricikluar në spektaklet e saj në vazhdim, ndoshta në këtë pikë mendon ndryshe Alketa Vejsiu që duke qenë edhe më e re mendohet që do nuhaste suksesin që do kishte një imazh mashkullor tërheqës për publikun sidomos femëror.

Ose Alketës një mashkull si Saimiri nuk i duket seksi, ose po e ruan për një gjë edhe më të madhe se një spektakël si “Dance with me”.