Debatet mes Petrit Vuksanit dhe Lekë Vuksanit kishin nisur që prej 1 muaji, kohë kur 51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia. Kështu mësohet të jetë shprehur para hetuesve autori i vrasjes që tronditi dy ditë më parë Shkodrën.
34-vjeçari Lekë Vuksani ka thënë se në momentin që viktima u kthye nga jashtë e nxori atë nga shtëpia, që i kishte lënë me qira. Debatet mes tyre, sipas autorit të dyshuar, kishin qenë edhe për qiranë.
Momenti kur autori largohet nga banesa e Petrit Vuksanit në Shkodër:
Sa i përket ditës së krimit, Lekë Vuksani, sipas gazetares, mësohet të jetë shprehur se pasi ka shkuar në banesën e 51-vjeçarit fillimisht janë konfliktuar, më pas e ka qëlluar atë për vdekje me kallashnikov, armë të cilën Lekë Vuksani thotë se ishte në pronësi të viktimës, Petrit Vuksanit.
Kujtojmë se ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e së martës, në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. Pasi e qëlloi për vdekje në banesën e tij, Lekë Vuksani u arratis, për t’u arrestuar 21 orë më pas.
Ai u arrestua nga autoritetet policore në një shtëpi në lagjen “Pjetër Budi”, ku u fsheh pasi kërcënoi të zonjën e shtëpisë.