Ekzekutimi me 6 plumba kallashnikovi i Petrit Vuksanit, ka ndodhur pasi kushëriri i tij Lekë Vuksani, nuk pranonte të paguante qiranë dhe shpenzimet e faturave të energjisë dhe ujit.

Petriti, kishte mbërritur nga Anglia, duke kërkuar llogari kushëririt të tij Lekë, se pse nuk i kishte paguar lekët e qirasë, faturat e Ujit dhe Energjinë Elektrike. Menjëherë pas vrasjes Lekë Vuksani, ka telefonuar djalin e xhaxhait të tij, duke i pohuar se ishte ai që kishte vrarë Petrit Vuksanin.

DETAJET/ Petrit Vuksani u gjet i vrarë nga e dashura e tij, do martohej me të pas divorcit (EMRI) 

Në datën 1 Maj të dy kushërinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërkohë që një ditë më vonë në 2 Maj rreth orës 12:00 është vrarë me armë zjarri, Petrit Vuksani. Vrasja e tij, është kryer në korridorin e shtëpisë, ndërsa pas krimit Lekë Vuksani është larguar duke arritur ti fshihet policisë.

Lekë Vuksani, ka qëndruar për gati 24 orë në banesën e Katerina Cunit, në lagjen “Pjetër Budi” në Shkodër, ku kishte hyrë për tu fshehur në Shkodër. Në kërcënimin e armës ai ka mbajtur peng jashtë vullnetit të saj shtetasen Katerina Cuni së bashku me fëmijën e saj tetraplegjik.

Por policia më pas ka marrë informacion për vendndodhjen e tij, dhe ka filluar negociatat për dorëzimin e Lekë Vuksanit. Vuksani ka pranuar të dorëzohet dhe më pas policia ka gjetur dhe armën e krimit.

Ndërsa mësohet se ditën e sotme Gjykata e Shkodrës, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Lekë Vuksanin, për akuzën e “Vrasjes me dashje për shkak të marrëdhënies familjare” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Me qëllim zbardhjen e ngjarjes është marrë në pyetje Pal Vuksani, djali i xhaxhait të Lekës, i cili tregon se Deda i kishte thënë pas ngjarjes se Leka kërkonte komunikim me të dhe pasi ka marrë numrin ka folur dhe Leka që i kishte konfirmuar se ishte ai që kishte vrarë Petrit Vuksanin. Pas kësaj nuk ka mundur të komunikojë më, pasi telefoni i Lekës i dilte i fikur.

Pyetja e të dashurës

Ndërkohë në pyetje është marrë dhe Marina Ukaj, e cila është e dashura e viktimës Petrit Vuksani. Ukaj tregon se ishte e divorcuar dhe jetonte me vajzën e saj 10 vjeçare.

Pas divorcit kishte kërkuar shtëpi me qira për të jetuar dhe kishte gjetur një hyrje te Petrit Vuksani. Aty ishte njohur me Petritin dhe kishte paguar qira me vlerë 12.000 lekë të reja në muaj deri para rreth 3 muajve, kur ka dalë me qira në një banesë tjetër përballë varrezave katolike.

Ajo kishte rreth një vit që kishte krijuar lidhje me Petritin, me të cilin tregon se do të martohej, pas përfundimit të divorcit me ish-burrin e saj. Po ashtu Petriti kishte vite i divorcuar dhe ish-gruaja e dy vajzat e tyre jetonin në Itali.

Marina tregon se Petriti jetonte në Angli dhe kishte ardhur para rreth një muaji në Shqipëri. Marina thotë që Petriti nuk i tregonte asaj për problemet e tija dhe nuk kishte dijeni nëse ai kishte konflikt me Lekën apo jo.

Ajo tregon se ishte njohur me Lekën nga Petriti dhe njëherë Leka, i kishte kërkuar t’i lajë rrobat pasi i ishte prishur lavatriçja.

Në ditën e ngjarjes Marina Ukaj tregon se ka parë Petritin të çojë për të rregulluar dy lavatriçe dhe vetë ajo është larguar për të takuar avokatin e divorcit, e më pas ka pirë një kafe me një shoqe te spitalet.

Kur është kthyer te dyqani i saj, rreth orës 12:00 dhe është ngjitur të takojë Petritin te shtëpia por e ka gjetur të shtrirë në korridor.

Ajo ka menduar se ai është dëmtuar nga ndonjë rrëzim i mundshëm pasi ai si është përgjigjur. Uka ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë dhe vetëm pasi aty është ngjitur punonjësi i policisë, Lul Kola, jashtë shërbimit që banonte aty pranë, ai ka thënë se Petritin e kishin vrarë. Në këto momente është njoftuar dhe policia./Dua