Që pas daljes së saj nga shtëpia e BBV aktorja është shumë aktive në studiot televizive, por dhe në rrjetet sociale. Lubonja rrëmben vëmendjen e mediave rozë me “thumbat” e saj kundrejtë ish-banorëve, apo edhe duke ndarë detaje nga jeta e saj private. Në çdo intervistë Monika ngacmohet për jetën e saj personale.
Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj “hallin” që e mundon. Me anë të një instastory, me fjalë të tjera ajo tregon se është zgjedhja e saj të rrijë single, duke “refuzuar” këdo që i afrohet.
“Kush ankohet që është single, por në të njëjtën kohë nuk i jep asnjë shanc askujt,”-shkruan Lubonja përbri fotos.
Ju kujtojmë që në daljen e saj të fundit në një nga evenimentet më të rëndësishme të kryeqytetit, Monika u shfaq tepër mbresëlënëse teksa mbante veshur një fustan tejet elegant, por një ndjekëse e ka komentuar atë duke e akuzuar se ka përdorur fotoshop.
Mirëpo nuk ka munguar as replika e Monikës duke thënë se: “Vetëm këto foto s’kanë fotoshop, por dukesh që se kuptoke kur behet foto shop,”- i shkruan aktorja e cila i ndërroi menjëherë mendimin.