Aktorja Monika Lubonja ka folur për një nga momentet më të komentuara që kanë qenë fustanet që mori dhuratë aktorja nga produksioni i ‘Big Brother VIP’. Monika është shprehur se arsyeja pse ajo i pa fustanet me mospërfillje ishte sepse nuk donte të krijonte situata të pa këndëshme për produksionin pasi ajo e njeh mirë televizionin. Aktorja ishte e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ku ka folur për jetën e saj dhe eksperinecën e saj në ‘Big Brother VIP’.

Një ditë përpara po bënim shaka me Donaldin për veshje. Dhe ditën tjetër, kur i pash aty, i pash me një mospërfillje. Por mos harroni që unë jam një njeri që e njoh televizionin, jam një njeri publik, dhe unë shumë herë kam dashur ta ndihmoj produksionin, pa e ditur ata, në mënyrën time të kulturuar, duke mos bërë skena në mes të publikut,”- tha Monika.

Aktorja Monika Lubonja ishte pjesë e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP’ e cila arriti të ishte deri në gjysëm finale.