Sherret mes Monika Lubonjës dhe Ilir Shaqirit ishin padyshim ndër më të komentuarat në “BBVIP” e duket se gjakrat nuk janë ftohur edhe pas mbarimit të spektaklit. Sot Monika ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me Ilirin dhe Monika nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet duke ironizuar situatën.

Një ndjekës e ka pyetur aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme dhe me ironi ajo është përgjigjur:

“Iliri”, me disa emoji duke qeshur.

Nëse mendon ta rikthejë ndonjëherë miqësinë e saj me Ilirin, ish-banorja u përgjigj:

“Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!”

Ndërkohë Iliri është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krah së cilës shkruan:

“I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, duke treguar qartë që i referohet Monikës pasi aktorja gjatë BBV tregoi se i pëlqen shumë bananet.