Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj bëri të ditur se ditën e nesërme, do të denoncojë se bashku me Ilir Metën një skandal të rëndë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shehaj u shpreh se ky do të jetë denoncimi i parë, teksa shtoi se vetëm sot ka marrë 80 denoncime për korrupsion.
“Vetëm sot sa doli lajmi janë rreth 80 njerëz që presin të takohen me mua për të bërë denoncimet e tyre. Një gjë është e sigurt që ne nuk do denoncojmë me fjalë, do mundohemi të jemi sa preçiz dhe konkretë.
Denoncimi i parë nga kjo strukturë vjen nesër, ne do të kemi konferencë me kryetarin, zotin Ilir Meta. Mund t’ju them që është shumë e rëndë, do jetë një denoncim shumë i rëndë dhe kemi vendosur të flasim me fakte dhe dokumenta”, theksoi ajo.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e prezantoi këtë të hënë Brisida Shehajn si koordinatore për luftën kundër korrupsionit.