Sot secili vazhdon rrugën e tij, por cila ishte biseda e fundit midis Zherard Pikes dhe Shakirës para se t’i jepnin fund lidhjes së tyre 12-vjeçare?!
Paparaci spanjoll Jordi Martin së fundmi ka zbuluar atë që u tha mes ish-çiftit kur vendosën të ndaheshin.
“Jam i mbingarkuar dhe më duhet pak kohë”,-është shprehur mbrojtësi i Barcelonës ndaj këngëtares.
Përgjigja e saj? “Mos u shqetëso, unë do të shkoj në Shtetet e Bashkuara për të regjistruar për 17 ditë”.
Që prej asaj kohe, marrëdhënia e Pike-s me të dashurën e re, Clara Chia Marti-n është bërë e ditur publikisht, ndërkohë që ka bërë bujë edhe sherri me Shakirën për kujdestarinë e Sashës dhe Milanit.
Para kësaj futbollisti dhe autorja e hitit “Te Felicito”e njoftuan ndarjen e tyre publikisht, duke lëshuar një deklaratë të përbashkët: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimi juaj”.