Dj PM dhe Sarah Berisha e nisën lidhjen e tyre në muajin nëntor kur ishin pjesë e ‘Big Brother VIP”. Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romancën në distancë ndonëse takohen shpesh e madje kanë bërë edhe disa udhëtime bashkë.
Më herët blogerja ka treguar se distanca i ka lodhur por takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë shumë mirë.
Për planet e të ardhmes? Është ende shumë herët të flasin. “Nuk e kemi menduar të ardhmen. Po shijojmë këtë fazën kështu dhe unë nuk mund të lëviz jashtë Shqipërisë. Edhe PM ka familjen dhe punën në Kosovë është shumë shpejt. Më vonë nuk i dihet.”–ka pohuar pak kohë më parë Sarah.
Por një postim i fundit i blogeres në Instagram po ndez dyshimet se ajo dhe Pm mund të kenë nisur të mendojnë për të ardhmen. Të paktën kështu lë të kuptohet blogerja me atë postim.
Sarah publikoi në profilin e saj një llokum dhe krahas fotos shkruan: “Në kokë të beqarëve”. Dhe një nga çiftet që ende nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë apo martesë, janë ajo dhe Pm. Nuk dihet nëse përmes këtij postimi Sarah shprehu dëshirën për t’i dhënë fund beqarisë, kjo mbetet për t’u parë.
Rikujtojmë se Berisha ka folur disa kohë më parë se gjërat midis saj dhe PM po shkojnë shumë mirë dhe janë duke e shijuar lidhjen. Momentalisht lidhja e tyre është në distancë pasi Pajtimi jeton në Kosovë ndërsa Sara në Tiranë por e vizitojnë njëri-tjetrin shumë shpesh.
Sipas saj është më mirë kur nuk takohen shumë ose të jenë bashkë 24 orë pasi do të hasnin debate por nuk nguroi të shtonte se gjithashtu distanca është e vështirë por ata këtë gjë e morën parasysh që në fillimet e lidhjes së tyre.