Moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë qarkun e Kukësit dhe Tropojës, duke shkaktuar problematika të shumta.

Sipas raportimeve, janë dëmtuar disa rrugë e ura në disa njësi administrative, sidomos në bashkinë e Tropojës.

Dëmtime ka edhe në disa banesa, ndërsa për shkak të vërshimit të përrenjve uji u ka marrë përpara bagëtitë.

Në fshatin Lugu i Tropojes ( Lugu i Zi), rrjedha e ujit ka marrë dy ura.