Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të pasura nga reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore. Në verilindje dhe juglindje do të ketë reshje bore.
Temperaturat minimale do të luhaten 3 – 5 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 8 -10°C në veri, 13-17°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jetë me drejtim Jug – Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.