Sizmiologu Rrapo Ormeni në një intervistë për Report Tv tha se nuk ka vend për panik nga tërmeti. Sipas tij epiqendra ishte në Klos dhe ishte 4.7 ballë i shkallës rihter.
“Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës rihter dhe mbi 6 ballë. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmike. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale”- tha Ormeni