Një 37-vjeçare, Amanda Pushani, është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e ‘Kavajës’ në Tiranë.

Burime nga policia thonë se gruaja ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj. Paraprakisht shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një debat mes tyre, për arsye të cilat ende nuk dihen.

Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës (2 shtator), por ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites.

Fillimisht policia ka dyshuar për vetëvrasje, por pas plagëve që i janë konstatuar në trup dyshohet se është vrarë.

Uniformat blu kanë arritur të arrestojnë autoren e dyshuar, Marsela Pushani 40 vjeç, disa orë pas ngjarjes.