Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller sjell modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ajo që vihet re nga krijuesi është se ai është kujdesur që të përdorë ngjyrat e flamurit shqiptar, por për thyerje është gdhendur busti i Skënderbeut me ngjyrë ari.

“Vanguard Racing Skenderbeu” Edicion i Limituar quhet modeli me një fushë të kuqe të ndezur me Gjergj Kastriotin në qendër të saj, i njohur më mirë si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane,”- shkruan kompania e orëve të famshme me seli qendrore në Zvicër.
Ndërsa nuk është mjaftuar me një postim, por ka shkrepur disa poza për të promovuar produktin. V’anguard Racing Skenderbeu’ është një orë me limit, pasi kompania ka prodhuar 25 copë në çelik inox dhe 50 copë në titan të zi. Çmimi? Mesiguri jo e lirë.