Ditën e sotme u mbyt në plazhin e Durrësit 18-vjeçari, Anri Kashkiku. Ai hyri të shpëtonte vëllain e tij dhe shokun 15-vjeçar, por më pas nuk ia doli dot vetë. Dallgët ishin të forta dhe i riu nuk doli dot në breg.
Por, pyetja që bëjmë të gjithë është se “ku ishte roja bregdetare dhe a ka ky plazh një të tillë?”. Përgjigjia është JO dhe përgjegjësia për këtë bie mbi ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kjo e fundit e ka përqëndrimin këto ditë që të japë tendera pa hesap, ndërsa nuk mendon aspak për qyetarët.

Kumbaro duhet që të japë urgjentisht dorëheqjen, pasi po të mos kishte qenë për HEROIN 18-vjeçar, do të kishim të bënim me një ngjarje edhe më tragjike.