Vajza e Ardit Gjebreas, Anna ka trashëguar nga i ati talentin për muzikën e tashmë ajo ka publikuar këngën e saj të tretë “Just Dance”. Anna ishte sot e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites” ku u shpreh shumë e lumtur që muzika e saj po pritet mirë nga publiku.
Mes të tjerash ajo zbuloi se këtë vit do të jetë pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, por pa treguar më shumë detaje.

Kujtojmë se pak kohë më parë e ftuar te Rudina Anna tha me të qeshur se duke qenë se producent është i ati, ka konflikt interesi, mirëpo mesa duket e ka vendosur.