Dje Sara Hoxha la të kuptohej se Dj PM i kishte propozuar. Ajo publikoi një foto të dorës së saj ku shihej me unazë në gisht krahas së cilës shkruante “Ajo tha po”.

Mirëpo, burime për “Prive” kanë bërë të ditur se gjithçka është bërë në kuadër të një loje në emisionin e kësaj të diele në “Zemër Luana”, ku dyshja do të jenë të ftuar.

Kujtojmë se Sara dhe PM u njohën në Big Brother VIP dhe nisën një histori të bukur dashurie.