Lulzim Basha ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar për të bërë një analizë të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ku PD humbi të gjitha bashkitë, madje duke u renditur si forca e tretë.
Basha i cilësoi këto zgjedhje si kurth, por nuk zgjati shumë dhe Ferdinand Xhaferri ishte i pari që reagoi ndaj tij. “Jam më i vjetri dhe më me eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por t’i na ke fyer kur thua nuk kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar”.
Ndërkohë, Basha e përsëriti sërish se ai nuk ka humbur asnjë garë, pasi ja kanë vjedhur zgjedhjet.
Më pas, ka reaguar edhe deputeti Dashnor Sula. “Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu”.
Ndërkohë, mësohet se deri tani nuk ka pasur asnjë deputet t’i dalë në krah Bashës.
Ilda Dhori: Të bëhen zgjedhje në parti!
Helidon Bushati: Duhet zgjidhje përtej egove tona! Duhet Kongres pajtimi të bashkohemi!