Tregjet botërore të naftës kanë pësuar një shok dhe për herë të parë çmimet kanë arritur në nivelet më të ulëta që nga janari.
Me 800 dollarë për ton po tregtohet në bursa nafta, ndërsa ky çmim nuk shihet i reflektuar njësoj ën tregun vendas. Nëse marrim parasysh densitetin, 1 ton mban rreth 1150 litra naftë, duke bërë që për 1 litër çmimi të qëndrojë në 79 lekëve pa taksa duke llogaritur premion dhe kursin e këmbimit.

Bordi e shpalli sot uljen e çmimit të naftës me 8 lekë, me llogaritjen e 1 ton naftë në 819 dollarë. Por, shqiptarët e kishin shumë më lirë çmimin e naftës përpara se të ndërhynte Bordi. Në janar të këtij viti ajo tregtohej në nivelin e 181 lekëve, i cili duhet të ishte çmimi real në pompë nëse do të përllogarisnim edhe taksat.

Pra 17 lekë më lirë se çmimi prej 198 lekëve që qëndron sot në tabela.

Ndërkohë edhe kursi i dollarit është ulur duke arritur në nivelin e janarit me 111 kundrejt lekut.

Me këtë logjikë çmimi, Bordi duket se jo vetëm që i lejon marzhin e fitimit kompanive të naftës, por i njeh dhe shpenzimet operative të kompanive dhe këtë taksë të re që i ka vënë shqiptarëve është në vlerën e 15 lekëve/litër.

Pyetja që ngrihet është pse shpenzimet operative ishin më të lira përpara luftës dhe u shtrenjtuan pas saj, menjëherë me vendosjen e Bordit?

Përveç çmimit abuzues të naftës, nga 6 taksa që i vihen direkt naftës dy prej tyre i shkojnë koncesionarëve në mënyrë të padrejtë, ndërsa jemi i vetmi vend që TVSH-në e llogarisim mbi naftën dhe taksat e tjera.