TikToku është kthyer në një platformë marketuese edhe për shërbime për të cilat s’jua kishte marrë ndonjëherë mendja. Janë hapur edhe profile që pranojnë vetëm kërkesa serioze për të ikur me gomone për Angli.
Në videot e postuara në rrjetin social, është lënë edhe numri i telefonit për ata që duan të kontaktojnë për të shkuar. Videot rrëqethëse me gomone në mes të detit janë sfida që ndërmarrin shqiptarët për një jetë më të mirë.
Jetesa e vështirë në vend ka bërë që populli të vërë në rrezik edhe jetën për t’i shpëtuar kësaj qeverisjeje.