Pas rrugëtimit të tij në politikë, Nard Ndoka ndryshon ‘korsi’. Ish-ministri do të vijë tashmë në rolin e moderatorit. Vetë Ndoka ka zbuluar se gjithçka është gati për të sjellë formatin e tij që do të mbajë titullin “Hola Nardi”.
Vetë ish-deputeti ishite i ftuar mëngjesin e sotëm në Top Channel për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti kaq të ndryshëm me çfarë jemi mësuar ta shikojmë. “këtu ka një problem, politika është shndërruar në teatër, edhe thashë më mirë aty ku bëhet show. Është për t’i dhënë një lloj sinjali edhe politikës. Aty ku bëhet politikë, duhet seriozitet, duhet përgjegjësi. Nëse kanë ndonjë ide për show, le të vijnë ta provojnë edhe ato. Kjo ishte një ide e imja që e kisha diskutuar me miqtë e mi para disa kohësh.
Tani ishte koha e përshtatshme, sepse vura re se tashmë njerëzit kanë nevojë të qeshin, sesa të merren me politikë”, u shpreh Ndoka. në këtë format, Nard Ndoka do të ketë të ftuar, jo vetëm shqiptarë. Me humor dhe me sarkazëm, Ndoka u shpreh se do të ftonte edhe politikan. Madje në fjalën e tij tha se do të kishte të ftuar edhe Edi Ramën. Por edhe Silvio Berluksoni është një emër që është kontaktuar për të qenë pjesë e emisionit.  Formati i tij do të jetë brenda emisionit “E Diell” dhe pritet të nisë së shpejti.