Rrushja, Erjoni dhe Mikela vijojnë të krijojnë situata si të jenë një trekëndësh dashurie edhe pasi Erjoni u deklarua për Mikelën.

Rrushja ka sjellë në vëmendje se Erjoni ka pasur në dorë byrzylykun që i ka dhuruar ajo, natën që është deklaruar për Mikelën.

“Erjoni ka ardhur me mendjen që të deklarohet për Mikelën dhe kishte byrzylykun tim në dorë. Këtë gjë nuk e kam kuptuar,” – u shpreh ajo.

Sipas konkurrentit, byrzylyku nuk kishte pse të hiqej sepse në momentin që ia ka dhuruar Rrushja i ka thënë ta heqi vetëm nëse diçka e keqe ndodh mes të dyve.

“O Erjon unë ty nuk ta kam blerë për shok,” – iu përgjigj Rrushja e cila u shpreh se ka dyshime mbi këtë situatë.

Ndërkohë Erjoni nuk e kishte vendosur byrzylykun, ndërsa Mikela nuk tha asnjë fjalë deri në mbyllje të debatit.