Elvana Gjata ka publikuar më 16 mars projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Bardhin dhe Dj Gimin. Që prej momentit që doli në treg e deri tani kënga numëron 1.6 milionë klikime. Tepër e kuptueshme kur sheh realizimin, por dhe melodinë e tekstin.

Ngjyra pranverore, zëra të bukur dhe një tekst që të ngulitet në mendje menjëherë sapo e dëgjon. Por ajo që na bëri përshtypje ne, e që publikut mund t’i ketë kaluar pa kuptuar është fraza “dashni me raki”.

Në minutën 1:17 të këngës së titulluar “Ex”, Elvana këndon frazën “dashnia me raki” që është titulli dhe refreni i një këngë të Flori Mumajesit në bashkëpunim me Ghetto Geasy.