Prokuroria e Posaçme urdhër arresti për Jamarbër Malltezin. Jamarbër  Malltezi është arrestuar në ambientet e Aeroportit të Rinasit. Urdhri është lëshuar sot nga Gjykata e Posacme. Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.

Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.