DASHI: Kjo do të jetë një javë me ulje e ngritje, por gjithsesi e suksesshme. Do të ketë ditë që do të bini në plogështi, por mos e humbni përqendrimin nga punët dhe jeta juaj personale. Një dramë e së shkuarës mund të kthehet sërish në vëmendjen tuaj, duke jua prishur gjumin e natës. Kërkoni ndihmë dhe mjaft u hoqët sikur problemi nuk ekziston.

DEMI: Do të përjetoni momente të vështira, por këto ju bëjnë më të fortë. Ndjeni se po ju shfrytëzojnë dhe i druheni së ardhmes. Jo më kot po e jetoni jetën si t’ju vijë. Por duhet të merrni frerët në dorë, përndryshe do të pendoheni për zgjedhjet që keni bërë. Mbani disiplinën dhe kushtojuni rëndësi hollësive.

BINJAKËT: Pritet që kjo të jetë një javë e shkëlqyer. Problemet shëndetësore dhe familjare që keni përjetuar së fundmi, tashmë i përkasin së shkuarës. Mund të mbyllni marrëveshje interesante ose t’i jepni fund një marrëdhënieje toksike. Situata në familje do të jetë e mirë, edhe pse jo të gjithë jetojnë në një ambient pozitiv. Beqarët mund të hedhin një sy rrotull dhe të pranojnë ftesat që do t’ju vijnë. Shijojeni jetën, por mos harroni se shëndeti vjen mbi gjithçka.

GAFORRJA: Më në fund fati do t’ju buzëqeshë. Do të ndiheni mjaft energjikë dhe kjo do të favorizojë më shumë ata që kanë një punë krijuese. Do të shpenzoni ca para, por nuk mund të punoni vetëm për të kursyer. Ndoshta mund t’i jepni një mundësi të dytë një personi që ju ka lënduar. Çiftet që janë në krizë do ta përmirësojnë marrëdhënien, por kujdes të mos përsëritni gabimet e së shkuarës. Kujdesuni për shëndetin, pini sa më shumë ujë dhe flini gjumë mirë.

LUANI: Prireni që të jeni pesimistë dhe kjo ndikon edhe te njerëzit përreth jush. Prandaj ndryshoni sjellje dhe mos u hiqni më si viktima. Mos e ngatërroni punën me jetën personale, përndryshe do të humbisni diçka. Sigurisht që është e vështirë të buzëqeshësh kur ke probleme ekonomike. Çiftet do të përjetojnë një fundjavë pasionante. Edhe për beqarët do të ketë të reja.

VIRGJËRESHA: Kjo do të jetë një javë interesante, prandaj përvishni mëngëtdhe mos mendoni se jeta juaj ka marrë tatëpjetën. Ju mund ta ndryshoni gjendjen duke punuar fort ose të ankoheni e të shtrëngoni rripin. Mos ua vini veshin komenteve negative, sepse problemin nuk e keni ju, por personi që i bën komentet. Zakonisht, kush vjell vrer dhe drejton gishtin po përpiqet t’u ngarkojë të tjerëve problemet e veta. Bëni kujdes me dietën, shmangni ushqimet e dëmshme, alkoolin dhe duhanin.

PESHORJA: Përpiquni që të punoni fort gjatë kësaj jave, sidomos nëse pritet që të ketë ndryshime në familjen tuaj. Këto vitet e fundit kanë qenë të vështira për ju. Ndoshta keni pasur probleme në dashuri për shkak të largësisë së dikujt. Nëse keni një punë që nuk ju shpërblen siç e meritoni, që ju shteron energjitë, atëherë lëreni ose delegojini detyrat e parëndësishme, por që ju hanë shumë kohë. Ka gjithmonë një rrugëzgjidhje, mjafton që të tregoheni mendjehapur.

AKREPI: Sa herë që mbyllet një derë, hapet një dritare. Në këtë periudhë mund të keni ndryshime në jetën personale ose profesionale. Asgjë nuk bie nga qielli, prandaj mos humbisni kohë. Tregohuni pozitivë dhe mbani disiplinën. Mos ia lini gjërat rastësisë, por planifikojeni gjithçka me hollësi. Kushtojini rëndësi shëndetit.

SHIGJETARI: Telashet nuk kanë të sosur, pasi dhe shpenzimet do t’ju shtohen. Pyeteni veten nëse ju nevojitet vërtet t’i bëni disa blerje ose të bëni pushime aq të shtrenjta. Mjafton që të caktoni përparësitë tuaja. Në këto kohë libri do t’ju bëhet shoku më i mirë.

BRICJAPI: Për beqarët parashikohen të reja në sferën personale, ndërsa ata që janë të përfshirë në një lidhje do të bëjnë plane afatgjata. Ata që kanë një aktivitet privat mund të kenë nevojë për një hua. Kush është i papunë, duhet të kërkojë patjetër një punë, qoftë dhe me kohë të pjesshme. Një vizitë tek estetisti do t’jua gjallërojë mendjen dhe trupin.

UJORI: Kjo do të jetë një javë shumë e ngarkuar me punë. Nuk keni kohë për të humbur. Mes familjes, punës dhe studimeve, përgjegjësitë duket se nuk kanë të sosur. Kujdes të mos stresoheni më kot. Mundohuni që t’i balanconi gjërat. Dikush mund t’ju kontaktojë për t’ju kërkuar një këshillë ose një nder.

PESHQIT: Ju pret një javë e rëndësishme. Pas ditëve të tëra të mbushura me detyrime e përgjegjësi, tani mund ta ulni pak ritmin. Mos i merrni gjërat shumë seriozisht. Keni pasur së fundmi probleme ekonomike, prandaj kufizojini shpenzimet. Mbyllini marrëdhëniet me njerëzit toksikë dhe mos i jepni llogari askujt për vendimet që merrni.