Dashi: Gjatë javës në vijim do të ndiheni plot forcë dhe energji, sidomos për shkak të ndikimit pozitiv të Marsit dhe Mërkurit në shenjë. Ndonjëherë keni përshtypjen se jeni vetëm, se të tjerët nuk ju ndihmojnë, por në përgjithësi jeni ju që merrni shumë gjëra përsipër. Mos u përpiqni që ta keni gjithçka nën kontroll dhe bëni një udhëtim. Në dashuri do të keni fat. Edhe me shëndet do të jeni mirë.

Demi: Gjatë kësaj jave shumë nga projektet tuaja do të fillojnë të realizohen falë edhe ndikimit pozitiv të Saturnit. Venusi i bukur në shenjë do të bëjë që gjithçka të shkojë shumë mirë në aspektin e ndjenjave dhe do të mund të përjetoni momente të këndshme. Kjo është periudha më e përshtatshme për të menduar për një fëmijë. Kujdes nga disa vështirësi në punë për shkak të Mërkurit në prapavijë.

Binjakët: Tregoni kujdes për çështjet e punës dhe ato personale këtë javë, pasi po përjetoni një periudhë të veçantë, ku jeni gati të hiqni dorë nga çdo gjë që nuk ju vjen për shtat. Sidomos në punë do të përjetoni një periudhë krize. Bëni kujdes sidomos në fillim të javës, për shkak se Marsi nuk ju favorizon. Kujdes edhe nga grackat e Venusit në botën e dashurisë. Gjërat do të përmirësohen në vjeshtë.

Gaforrja: Çiftet që janë në një lidhje të rëndësishme i presin ditë të shkëlqyera, ndërsa ata që janë beqarë duhet t’i futen punës. Mblidhini forcat dhe bëni përpara. Në vjeshtë do të ndryshoni shumë gjëra në jetën tuaj. Do të shpëtoni nga Mërkuri i pafavorshëm dhe, gjithashtu falë Venusit në anën tuaj, do të kaloni kohë të mira në dashuri. Por kujdes të mërkurën dhe të enjten.

Luani: Do të përjetoni këtë javë emocione të forta. Suksesi ju vjen nga fakti se jeni në kulmin e krijimtarisë. Kjo do t’ju vijë në ndihmë në punë dhe në dashuri. Për ata që janë beqarë, kjo është periudha më e përshtatshme për të krijuar një lidhje të re. Bëni kujdes në vendin e punës, për shkak të Mërkurit në prapavijë, edhe nëse në ndihmë do t’ju vijë Marsi. Tregohuni të duruar në fundjavë, për shkak se Hëna do të jetë në pozicion të pafavorshëm.

Virgjëresha: Qëndroni me këmbët në tokë dhe mos u bëni tekanjozë. Kjo pjesë e fundit e gushtit do të shënojë një kthesë të rëndësishme në jetën tuaj, si në punë edhe në dashuri. Ndiheni të gatshëm për të hedhur hapa të mëdhenj. Çlironi veten nga gjithçka që ju rëndon. Venusin nuk do ta keni aleat, por të mërkurën dhe të enjten situata do të ndryshojë në favorin tuaj.

Peshorja: Kjo do të jetë një javë e mbarë dhe e qetë. Nëse gjithçka shkon mirë në punë, do të jeni më të qetë edhe në marrëdhënie me partnerin. Nëse keni qenë vetëm për një kohë të gjatë, filloni të dilni me njerëz të tjerë. Kini kujdes të mos shpërdoroni para! Java do të jetë e mbushur plot kënaqësi edhe falë pranisë së Mërkurit dhe të Hënës që do të jenë në anën tuaj.

Akrepi: Edhe këtë javë dëshira për t’u rebeluar do të jetë e fortë. Për ju fillon një fazë ndryshimesh që ka të bëjë edhe me dashurinë. Duhet t’i harroni momentet e vështira. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të mbara, sepse Hëna do të kthehet nga shenja juaj. Në dashuri do të keni fat, sepse Venusi ju favorizon. Por kujdes në punë, për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit.

Shigjetari: Kjo do të jetë një javë paksa e vështirë, por mos harroni se problemet nuk janë të pakapërcyeshme dhe se në fund gjithçka zgjidhet. Ka më shumë probleme se më parë, pikërisht kur gjithçka dukej se shkonte mirë. Ata që kanë qenë shumë të nxituar për të bërë një zgjedhje në dashuri, tani pendohen. Falë Hënës në shenjë, ditët më të mira për ju do të jenë pikërisht ato të së hënës dhe të martës. Fundjava do t’i dedikohet partnerit.

Bricjapi: Ju po kaloni një fazë evolucioni: Marsi, Venusi, Saturni dhe Dielli janë rreshtuar të gjithë në favorin tuaj. Mund të filloni një punë në një qytet tjetër, të bëheni shef ose të keni një pozicion më të mirë. Marrëdhëniet me njerëzit që jetojnë në qytetin tuaj do të jenë shumë interesante. Java do të jetë me shumë fat për ju dhe plot emocione dhe surpriza të bukura.

Ujori: Nëse gjatë muajit gusht keni mbyllur një histori dashurie, tani e gjeni veten duke menduar për personin tjetër. Ndërsa ata që kanë pasur vetëm disa dyshime për lidhjen e tyre, mund të vazhdojnë si më parë. Hëna ju nxit aftësitë krijuese dhe prandaj mundohuni ta organizoni më mirë jetën tuaj dhe të bëni më shumë punë. E premtja, e shtuna dhe e diela janë ditë të mbara falë Hënës në shenjën tuaj.

Peshqit: Shumë prej jush mund të ndiheni të rënë moralisht, sepse mendoni shpesh për të kaluarën. Duhet të përpiqeni më shumë për të harruar ngjarjet e trishtueshme. Gjatë muajve tetor-nëntor fati do t’ju ndihmojë në dashuri dhe në punë. Falë Venusit në shenjë gjatë kësaj jave, do të jeni shumë simpatikë dhe mund t’i bëni përshtypje dikujt.