Dashi

Venusi do bëjë që kjo javë të jetë një prej më të bukurave të jetës suaj. Ju të dashuruarit do keni përmirësime të dukshme në marrëdhënien tuaj dhe gjate gjithë kohës do mbizotërojë buzëqeshja. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo lloj ftesë vetëm që te ndryshoni statusin sepse do lëndoheni shumë. Në planin financiar nuk duhet të hidhni hapa të nxituara sepse nëse situata del jashtë kontrollit nuk do arrini dot më ta riktheni pas kohen. Shëndeti herë pas herë mund të ketë disa shqetësime si pasojë e lodhjes dhe ngarkesës në punë. Mundohuni të çlodheni dhe të merreni me ndonjë sport. Në punë pranojini sugjerimet dhe idetë sepse ato do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Demi

Kjo javë ka për të qenë më ë qëndrueshme edhe pse jo me të veçanta të mëdha, Venusi do ua pudrojë jetën ju të dashuruarve me romantizëm dhe hare. Do jeni të dyja palët me shprehës, por nuk do ulërini që ta marrin vesh që të gjithë. Nëse jeni beqarë, do jeni më të disponueshëm ndaj takimeve dhe do e merrni çdo gjë me qetësi. Diçka e bukur do ndodhë në momentin më të papërshtatshëm. Në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jenë ata që punojnë në aktivitete private.

Binjakët

Venusi do ua përmirësojë vizionin që keni për jetën gjatë kësaj jave. Ndikimi i Merkurit tek jeta juaj në çift do jete mjaft pozitiv. Do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj nuk do lindin as mosmarrëveshje mes jush. Ju beqarët gjithashtu do kaloni momente të këndshme me disa persona të njohur së fundmi dhe do jeni gati edhe të hidhni hapa. Me shpenzimet duhet të jeni sa më të matur pasi situata mund t’iu dalë shpejt jashtë kontrollit. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla, por nuk duhet të alarmoheni. Bëni vizita tek mjeku dhe ai do iu japë kurat e duhura. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjërat kanë për të ecur siç duhet.

Gaforrja

Intuita dhe përkujdesi nuk do ju lërë të gaboni gjatë kësaj jave. Jeta juaj në çift do përmirësohet dita ditës dhe pas të mërkurës mund të ketë edhe surpriza të jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jenë pikat tuaja më të forta. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të sakrifikoni lirinë tuaj për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Do bëni disa gabime të pafalshme. Buxheti do vazhdoje të mbetet i mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar. Për shëndet më të mirë ka ardhur momenti të kujdeseni për ushqimin dhe të shmangni dietat ekstreme. Po nuk i zbatuat këto rregulla shumë shpejt do keni shqetësime. Në punë do ju dalin pengesa të shumta dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni.

Luani

Këtë javë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni mjaft të sigurt për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, duhet patjetër të bëni ndryshime sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamasë. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Më në fund do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.

Virgjëresha

Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë javë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të plotësuar se më parë, por do kërkoni nga partneri që t’i mbajë disa premtime. Mos e bëni këtë gjë me ngulm nëse nuk doni mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni nevojë të ndiheni të sigurt dhe të keni mbështetje para se të hidhni hapa prandaj nuk do nxitoheni për asgjë. Financat herë pas herë mund të kenë edhe disa tronditje të vogla, por asgjë për t’u alarmuar nëse merrni masa. Shëndeti do jetë i mirë edhe për ata që mund të kenë kryer ndërhyrje kirurgjikale. Do rikuperohen shpejt. Në punë përqendrohuni tek objektivi kryesor dhe keni për t’ia dalë.

Peshorja

Mundohuni të vini në praktikë ato që keni mësuar kohët e fundit dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Pas shumë zënkash në çift do jeni disi më të qetë. Do e kuptoni që edhe ju keni pasur gabimet tuaja, nuk ka qenë vetëm faji i partnerit. Për ju beqarët do ketë ndryshime drastike kështu që duhet të përgatiteni shpirtërisht. Financat do dini si t’i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni as vështirësinë më të vogël. Për disa madje mund të ketë edhe përmirësime. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik edhe pse lodhja do bëjë të vetën. Flini me tepër dhe do keni më shumë energji . Në jetën profesionale do jeni plot vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara. Inteligjenca dhe kujdesi që keni do iu çojë atje ku dëshironi.

Akrepi

Më në fund yjet do ju sjellin qetësi dhe harmoni në jetën tuaj. Periudhë e veçantë ka për të qenë kjo për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Nëse jeni beqarë mund të keni dashuri me shikim të pare dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak minutash. Bëjini sytë katër gjithë kohës. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe pse në fakt gjendja do jete e kënaqshme. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani më tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jetë i ndjeshëm dhe do ndieni dhimbje. Edhe lodhja do sjellë pasojat e veta. Në punë mundohuni të ndryshoni rutinën dhe të provoni përvoja të reja. Me pak mundim do arrini atje ku dëshironi.

Shigjetari

Kjo javë do jetë më pak pasiononte, por jo e keqe. Ju të dashuruarit do përjetoni edhe momente pozitive edhe negative. Herë pas here do gjendeni edhe në situata delikate dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët duhet të jeni realistë dhe nuk duhet të kërkoni në asnjë mënyrë gjëra të parealizueshme. Shpenzimet kryejini me shumë kujdes sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Lodhja do ndikojë së tepërmi tek shëndeti. Bëni kujdes edhe nga djersitja sepse do keni probleme më pas. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante.

Bricjapi

Javë e mbushur me energji pozitive për të gjithë. Jeta juaj në çift do stabilizohet goxha. Komunikimi do rivendoset dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Edhe ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë brenda pak ditësh. Ka mundësi që një mik t’iu ndihmoje për të gjetur personin e duhur. Shpenzimet kufizojini sa më shumë që të mundeni sepse do keni probleme të mëdha nëse nuk e bëni këtë. Influenca e yjeve do jetë kontradiktore në sektorin e shëndetit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe për çdo shqetësim këshillohuni sa më parë me mjekun. Në pune do përballeni me probleme dhe do jeni gjithë kohës të stresuar.

Ujori

Mësoni të jeni të duruar dhe të keni më shumë besim tek vetja këtë javë. Për ju që jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një periudhë e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të vjetra dhe do e pranoni se keni bërë gabime edhe ju. Nëse jeni beqarë do keni një javë të mbushur me takime shumë të bukura, të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në planin financiar nuk do jeni të rrezikuar, megjithatë mirë është që të bëni llogari para se të shpenzoni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni më të qetë edhe nga nervat dhe do ndiheni më energjike. Sektori profesional do iu japë kënaqësi akoma më të mëdha sepse do përmbyllen me sukses edhe disa çështje të hershme.

Peshqit

Këtë javë do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien që keni krijuar. Imagjinata nuk do ju mungojë asnjë ditë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshem dhe do merrni propozime shumë interesante. Në vend që të mendoheni gjatë, më mirë të japin menjëherë përgjigje. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme. Edhe ju që keni pasur vështirësi së fundmi do filloni të ringrihen fale ndihmës së të afërmve. Shëndeti mund të ketë probleme nëse nuk bëni shumë kujdes. Në punë komunikimi, këmbëngulja dhe largpamësia do ju bëjë të arrini ato që doni.