
Pas një periudhe të gjatë lufte me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë gruaja e ish-deputetit, Rrahman Rraja.
Bëhet me dije se e ndjera, Shkëndije Rraja, ka ndërruar jetë këtë të hënë, në moshën 55-vjeçare.
Ajo ndodhej në një spital në Itali, ku trajtohej tashmë prej disa kohësh.
Përmes një njoftimi, familja e ish-deputetit ka bërë të ditur lajmin, teksa njofton se ka hapur dyert e mortit.
Ndërsa trupi i të ndjerës, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë.
Shkëndije Rraja lufonte prej vitesh me sëmundjen e kancerit, por që nuk e mundi dot, duke lënë pas 4 fëmijë: 3 vajza dhe një djalë.