Artistja me famë botërore, Madonna, i ka befasuar të gjithë pasi ka bërë një kërkesë publike drejtuar Papa Françeskut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Madonna, i ka dërguar një mesazh të çuditshëm Papës, duke i kërkuar që të takohet me të për të diskutuar çështje të rëndësishme.
Me sa duket, artistja është shkishëruar tre herë, ndërsa shkruan se është një katolike e mirë dhe dëshiron të zgjidhë gjërat.
“Përshëndetje @Pontifex Francis – Unë jam një katolike e mirë. Betohem! Dua të them që nuk betohem! Kanë kaluar disa dekada nga rrëfimi im i fundit. A do të ishte e mundur të takoheshim një ditë për të diskutuar disa çështje të rëndësishme?
Unë jam përjashtuar 3 herë. Nuk duket e drejtë. Sinqerisht Madonna”, ka shkruar këngëtarja e famshme në “Twitter”.
Faqja e Papa Françeskut në Twitter ka pasur shumë aktivitet që kur këngëtarja bëri këtë postim, megjithatë ajo ende nuk ka marrë një përgjigje publike. Tweet-i, i cili u postua në faqen e këngëtares 63-vjeçare, la shumë nga fansat e saj në mëdyshje dhe konfuzion se pse ajo e postoi atë.
Disa e kanë cilësuar si një strategji të pazakontë publiciteti për publikimin e albumit të ri ‘Finally Enough Love’ më 24 qershor, ndërsa të tjerë e shohin si një dëshirë të vërtetë të këngëtares për të bërë paqe me Kishën.
Kujtojmë se prej disa kohësh, Madonna është kryefjala e mediave të huaja, kjo për shkak të ndarjes me ish-të dashurin 35 vite më të ri, pozave seksi që ndan në rrjetet sociale dhe publikimin e albumit të saj më të ri.