Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një 3-vjeçare dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni. Fatmirësisht vogëlushja ka shpëtuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 3-vjeçarja fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Më pas fëmija është dërguar drejt spitalit të traumës në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.