
Drejtoresha e Komunikimit në Partisë Demokratike, Floriana Garo ka folur për jetën e saj, karrierën politike si dhe familjen e saj. E ftuar në emisionin Rudina, Floriana Garo përmbledh të gjitha motivet që e drejtuan atë në politikë, e veçanërisht në PD, marrëdhënien e saj me zotin Berisha dhe këshilla të vlefshme që ka marrë prej tij.
E ngacmuar nga prezantuesja, Garo ka treguar edhe në anë tjetër të Sali Berishës që nuk duket në kamera dhe në perceptimin e qytetarëve. Sipas saj, Berisha ka një karakter më të butë seç duket.
“Ai është shumë i drejtpërdrejtë, i ngrohtë dhe i kujdesshëm. Në ekran shfaqet më i ashpër sesa është në të vërtetë,”-tha Floriana Garo.