Lija e majmunëve është një virus që e ka prejardhjen nga kafshët e egra si brejtësit dhe primatët dhe që ndonjëherë kalon te njerëzit. I përket së njëjtës familje virusesh si sëmundjet e tjera të lisë.

Virusi i lisë së majmunit, Monkeypox virus, bën pjesë në Familjen Poxviridae, nënfamiljen Chordopoxvirinae, gjinia Orthopoxvirus. Në këtë gjini bëjnë pjesë edhe Variola virus (varicela në njerëz) dhe Coëpox dhe Vaccinia virus (lija e lopëve). Virionet infektive janë të mëdhenj 220-450 nm, të mbështjellë, në formë tulle ose ovoide. Është virus me AND. Brenda kapsidës së virusit ndodhet genoma e përbërë nga ADN dyzinxhirore, lineare si dhe enzimat e nevojshme për replikimin viral. Replikimi ndodh në citoplazmën e qelizës së bujtësit.

Nuk ngjitet materiali gjenetik i virusit në materialin gjenetik të qelizës së bujtësit. Ashtu si çdo virus tjetër me AND, ndryshon shumë pak me kalimin e kohës, kështu që antitrupat edhe si pasojë e kujtesës imunitare të bujtësit, vlejnë për një kohë të gjatë, në ndryshim me viruset me ARN (si p.sh. Covid-19) te të cilët karakteristike janë ndryshimet e vazhdueshme gjenetike që kërkojnë përditësimin e vaksinave.

Edhe pse orthopoksviruset janë antigjenikisht dhe gjenetikisht të ngjashëm, ata paraqesin ndryshime të dukshme në virulencë dhe i hasim në një gamë të gjerë bujtësish. Studimet krahasuese të genomës kanë treguar se orthopoksvirusët evoluojnë vazhdimisht dhe ky evoluim nxitet nga bujtësi. Mendohet se gjatë evolucionit, genoma virale ka pësuar humbje progresive të gjeneve, kryesisht në skajet përfundimtare të saj. Capripox virus (CPXV), i cili shkakton një infeksion të lehtë te njeriu, përmban genomën më të madhe ndër orthopoxviruset e sekuencuar (H”220 kb) dhe ka një shtrirje të gjerë bujtësish që përfshin njeriun, brejtësit, felinët, gjedhët dhe kafshët shtëpiake. Ndërsa virusi i varicelës (lija në njerëz) është shumë patogjen (mortalitet shkon deri 30%), ka genomën më të vogël nga të gjithë orthopoxviruset natyralë (H”186 kb), kodon 20% më pak proteina funksionale se Capripox virus dhe ka një gamë bujësish të kufizuar.

Virusi i lijes së majmunit ka genomë me madhësi 197 nm, me rreth 120kb. Sekuencat e rajoneve qendrore të kodimit në genomë janë të ruajtura mirë, ndërsa skajet e genomës janë të ndryshueshme. Gjenet e zbuluar në pjesën e fundme të genomës së virusit lidhen ngushtë me përcaktimin e përgjigjes imunitare të bujtësit dhe shumica e tyre janë përcaktues të patogjenitetit të virusit dhe përshtatshmërisë së bujtësit. Ky ndryshim progresiv i gjeneve nuk është thelbësor për patogjenezën te njerëzit, por është mekanizmi që çoi në shfaqjen e një virusi me përshtatshmëri shumë të lartë, i cili shkakton një sëmundje mjaft serioze dhe është i aftë të transmetohet shumë shpejt nga njeriu te njeriu. Ndryshimi i numrit të kopjeve të gjeneve mund të jetë një faktor vendimtar për modulimin e përshtatshmërisë së virusit. Plasticiteti genomik i shtameve të Monceypox virus është evidentuar sidomos te pacientët e trajtuar për sëmundjen e lisë së majmunit.

Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera. Shumica e rasteve të identifikuara tek njerëzit kanë qenë në Afrikën qendrore dhe perëndimore dhe përhapja ka qenë relativisht e kufizuar. Kontakti me vuajtësin e infestuar tregon për rëndësinë e kontrollit të populacioneve të kafshëve të egrave dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të shërbimit veterinar në një botë dhe një shëndet.

Rrugët e transmetimit: Rruga e zakonshme e transmetimit për këtë kategori virusesh është nëpërmjet kontaktit të ngushtë me vuajtësin e infektuar, sendeve të tyre personale si veshjet apo shtratin, si dhe kontakti i drejtpërdrejtë me lëngjet trupore (mikropika, gjak, etj.) të pacientëve, lezioneve të tyre dhe sendeve që preken nga të dyja palët. Transmetohet nëpërmjet mukozave. Njerëzit mund të infektohen me virusin nëse kafshohen ose gërvishten nga një kafshë e infektuar, duke ngrënë mishin e kafshëve të infektuara, nëpërmjet kontaktit me një mbartës të infektuar, ose duke prekur gjithçka të kontaminuar prej virusit. Virusi hyn në trup nëpërmjet lezioneve të lëkurës, traktit respirator ose mukozës (syve, hundës dhe gojës).

Simptomat janë të njëjta në tërë kategorinë e vuajtësve, përshirë njeriun. Sëmundja zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen 5 deri në 21 ditë pas infektimit. Simptomat e lisë së majmunit zakonisht fillojnë me një kombinim të etheve, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, të dridhura, rraskapitje dhe ënjtje të nyjave limfatike. Simptoma e fundit është zakonisht ajo që i ndihmon mjekët të dallojnë linë e majmunit nga litë e tjera.

Pasi ethet janë të pranishme, simptoma kryesore e lisë së majmunëve 24 orë më vonë zakonisht shfaqet me skuqje e lëkurës, që përhapet në gjithë pjesët e trupit të vuajtësit (gjeneralizohet). Periudha e inkubacionit (intervali nga infeksioni deri në fillimin e simptomave) e lisë së majmunit zakonisht zgjat nga 6 deri në 13 ditë, por mund të variojë edhe nga 5 deri në 21 ditë. Është i njëjtë në të gjithë mbartësit, përfshirë njeriun.

Infeksioni ndahet në dy periudha:

1. Periudha e invazionit (zgjat 0-5 ditë) karakterizohet me ethe, dhimbje të forta të kokës, limfadenopati (ënjtje e nyjeve limfatike), dhimbje në kurriz, mialgji (dhimbje të muskujve) dhe asteni intensive (lodhje, mungesë energjie). Limfadenopatia është karakteristikë e lisë së majmunit dhe e dallon atë nga sëmundjet e tjera që fillimisht mund të duken të ngjashme (lija e dhenve, fruthi, rubeola).

2. Shpërthimet në lëkurë zakonisht fillojnë brenda 1 deri në 3 ditë pas fillimit të temperaturës. Shpërthimi ka tendencë të jetë më i përqendruar në fytyrë dhe gjymtyrë sesa në trup. Prek fytyrën (në 95% të rasteve) dhe pëllëmbët e duarve dhe këmbëve (në 75% të rasteve). Prek edhe membranat dhe mukozën orale (në 70% të rasteve), organet gjenitale (30%) konjunktiva (20%), si dhe kornenë. Kalon gradualisht nga makulat (lezione me bazë të sheshtë) në papula (në papula (lezione të forta pak të ngritura), vezikula (lezione të mbushura me lëng të pastër), pustula (lezione të mbushura me lëng të verdhë) dhe kore që thahen dhe bien. Numri i lezioneve varion nga disa në disa mijëra. Tek rastet e rënda lezionet mund të bashkohen dhe kështu të heqin pjesë të mëdha të lëkurës.

Lezionet e lëkurës i nënshtrohen një procesi të maturimit, nga degjenerimi makular (lezionet e sheshta) te papulat (lezionet e ngritura), vezikulat (plagat e mbushura me lëng), më pas fshikëzat (plagat e mbushura me qelb) dhe më pas korja përpara se të zhduket përfundimisht.

Personat e rrezikuar: lija e majmunëve është treguar se shkakton vdekje deri në 10% të pacientëve të infektuar në Kongo, krahasuar me rreth 30% për llojet e tjerave të live.

Vdekshmëria është më e lartë te fëmijët dhe të rinjtë, tek individët me imunitet të kompromentuar dhe paraqet rrezik të veçantë tek individët me sëmundje serioze. Lija e majmunëve gjatë shtatzënisë gjithashtu mund të çojë në komplikime si lindje të parakohshme ose lindje me fetus të vdekur. Mbartësit me simptoma të lehta të lisë te majmunët mund të mos zbulohen dhe mund të përbëjnë si rreziku kryesor i transmetimit nga mbartësi në vuajtësin pasardhës.

Testimi mund të jetë i vështirë për të diagnostikuar linë e majmunit pasi shpesh ngatërrohet me infeksione të tjera si lija e dhenve që i përkasin së njëjtës kategori. Lija e majmunëve konfirmohet nga një vlerësim klinik nga një profesionist shëndetësor dhe një test në një laborator të specializuar. Testi përfshin marrjen e mostrave nga lezionet e lëkurës, lëngje nga lezionet dhe pjesë të kores së thatë, ose pjesë të koresë.

Vaksinimi: Vaksina e lisë së majmunit gjendet në treg dhe mund të mbrojë kundër saj, sepse është i njëjti virus që pothuajse nuk ndryshon. Duhet të vaksinohen vetëm individët apo populacionet dhe grupet e rriskuara. Rezultatet e vaksinimit tregojnë se ai parandalon rreth 85% të rasteve të kontaktit me virusin. Vaksina e lisë së majmunëve nuk shkakton sëmundje tek i vaksinuari. Për shkak të ngjashmërisë së tij me viruset e tjera të lisë, antitrupat e prodhuar kundër këtij virusi ofrojnë mbrojtje të kryqëzuar.

Parandalimi kërkon eliminimin e kontaktit direkt me bujtësin e infektuar si mënyra kryesore e parandalimit të live. Njerëzit (të gjithë vuajtësit potencialë) duhet të minimizojnë kontaktet me kafshët e egra dhe në rastet kur kjo nuk mund të evitohet, ato duhet të kontrollohen të jenë të pastra nga litë. Nuk duhet t’u afrohen majmunëve të egër, si dhe majmunëve të zënë rob dhe duhet treguar kujdes i nevojshëm kur futen në habitatet e kafshëve të egra (zooparqe) për të shmangur kontaktet, kafshimet ose gërvishtjet prej tyre. Për shembull, ketrat e pemëve janë shumë të këndshëm, por gjatë kontaktit ata mund të gërvishtin dhe kafshojnë duke përhapur virusin. Gjithashtu, konsumi i mishit të pagatuar mirë prej kafshëve të egra (veçanërisht brejtësve dhe majmunëve) mbart rrezikun e kontraktimit të njeriut dhe kafshëve. Një mënyrë për parandalimin e lisë së majmunëve është edhe vaksinimi parandalues kundër variolës. Sëmundja duhet të trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar komplikime të mëtejshme. Mbartësit e diagnostikuar me linë e majmunëve kërkojnë trajtim të menjëhershëm mjekësor. Kërkohet regjim pushimi dhe dietë. Sidomos në fazën akute të sëmundjes, dieta duhet të përbëhet nga ushqime të buta dhe të lehta. Vuajtësi duhet të pijë shumë lëngje dhe të shmangë kafeinën dhe alkoolet. Te njerëzit në varësi të mënyrës se si sëmundja përparon, pacienti mund të ketë nevojë për disa ditë deri në javë pushim në shtrat pas shtrimit në spital dhe pacientët që vërejnë simptoma ose ankesa të pazakonta duhet menjëherë të flasin me mjekun specialist.

Përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare Universiteti Bujqësor i Tiranës