Kur bëhet fjalë për spekulimet për statusin e lidhjes së saj, Selena Gomez i ka dëgjuar të gjitha më parë të paktën një milion herë. Por, në vend që të rrotullohet rreth thashethemeve, këngëtarja 29-vjeçare ka vendosur të flasë se ku qëndron në jetën e saj të dashurisë.
Duke postuar njw video nw TikTok, Gomez sinkronizoi fjalët në audion virale të King Nas, e cila tregon një burrë që liston komplimente në përpjekje për të bindur një grua që t’i japë atij një shans dhe gruaja nuk e merr atë seriozisht.
“Ndoshta kjo është arsyeja pse jam beqare. Mos besoni asnjë fjalë të mallkuar,” ka shkruar Gomez në mbishkrimin e klipit.
Ylli i “Rare” bëri bujë në internet në fillim të këtij muaji pasi u pa duke ndjekur një koncert të Dua Lipa në Nju Jork me biznesmenin shqiptar Zen Matoshi. Megjithatë, një burim i afërt me Gomez tha për E! News, se ata të dy janë thjesht miq.