Ai është një nga ish-banorët e “Big Brother VIP” që sapo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tij. Më pas u bë kryefjalë e mediave online pasi u duk se do të krijonte një lidhje me këngëtaren e njohur, Fifi.
E kuptuat se është fjala për Granit Canën, i cili ishte ai që mori vendimin i pari se mes tij dhe Fifit nuk mund të kishte më shumë se miqësi. Tani që reality show ka përfunduar, Cana ka treguar se ata kanë mbetur shokë, ndërsa këngëtarja nisi një romancë me Adis Patushin.
Por Graniti mori vëmendje të madhe edhe për historinë e tij të dashurisë që kishte pasur para se të hynte në BBV. Ai u shpreh se në shtëpi kishte hyrë single, ndonëse disa ish-banorë ishin në dijeni të marrëdhënies që kishte lënë pezull me vajzën e quajtur Adelina.
Ndërsa së fundmi, Cana ka vendosur që të ironizojë të gjithë ata që e kanë pyetur në lidhje me jetën e tij private, përmes një videoje në Tik-Tok.
“Meqë shumica prej jush janë të interesuar të dinë nëse Graniti është në një lidhje ose jo, doja ta zbuloja me të gjithë ju që, Po. Graniti është në lidhje këtu me mua është edhe e dashura ime, t’jua prezantoj pak”, thotë ish-banori i “Big Brother VIP” gjatë videos, duke treguar më tej shtangat e palestrës.