Arbana Osmani është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe në vend që ‘të izolohet’ në shtëpi vijon të jetë shumë aktive dhe të udhëtojë.
Madje, edhe të bëjë ecje në mal për dy orë. Këtë fundjavë ajo bashkë me Eduartin dhe djemtë e tyre po e kalon në Bogë, atje ku kanë ndërtuar një shtëpizë familjare prej druri. Mes fotove të postuara, ajo ka ndarë një me gjithë familjen me sfond natyrën. Duken Arbana, Eduarti, Joni dhe Dielli.
Arbana ka treguar se të katërt kanë bërë ecje në natyrë. Në fotot e ndara me ndjekësit në Instastory, Arbana ka treguar perëndimi e Diellit, Jonin e lodhur nga ecja dhe Eduartin që kujdeset për dy djemtë. “Heroi im”- shkruan ajo në një video të regjisorit. Një veprim shumë i guximshëm ai i Arbanës që jo të gjitha gratë shtatzëna e bëjnë.
Pak javë më parë djali i moderatores, Joni, konfirmoi se Arbana do sjellë në jetë një vajzë. Teksa po shijonte pushimet në Firenze, Arbana ndau me ndjekësit një video në Instastory, ku ishte së bashku me partnerin dhe dy djemtë e saj. Në një moment Joni tha “Ja në Firenze me motrën”, ndërsa përkëdhelte barkun e moderatores.
Në 2020 ajo dhe partneri Eduart Grishaj mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Sa i përket planeve për tu rikthyer në ekran, prezantuesja ka treguar se nuk ka asnjë plan dhe se do e shohim vetëm në fund të dhjetorit kur pritet të fillojë sezoni i dytë i “Big Brother VIP 2”.