Nga Irena Beqiraj

Ne nuk dime te ndahemi , sikurse nuk kemi ditur kurre te ndertojme piramida !

Une nuk futem tek njerzit qe kane veneracion te skajshem per Kadarene , por ai ka nje varg qe ka shenjuar menyren si mendoj per ndarjen :

” Ndarja ah ndarja nje fjale goje
Por qe shpirtin te qit ,
per te ndertuar nje ndarje per te qene
eshte me veshtire se te ndertosh nje piramide !

Kur ndahen dy njerez ” nje familje u prish ” dy individe dikur te dashur me njeri tjetrin kthen ne armiq ”
Familja eshte fryme, energji, respekt i ndersjellte, kujdes per mireqenijen tjetrit, pra eshte me shume sesa nje vendim per te ndare banesen , ekonomine apo mardhenije fizike ekskluzive !
Pse eshte kaq e veshtire qe njerzit te bejne ndarje per te qene , per shkak te varesise? Frikes nga vetmia ? Egoizmit? Mos pranimit te faktit se dikush tjeter as me i mire e as me i keq se ty por thjesht me komplementar mund te permbushe palen tjeter me mire? Femijet? Humbja e disa privilegjeve ekonomike, sociale apo shoqerore ? Pasiguria per te nesermen ?

Pse ishi/gruaja ish/ burri , ish/ i dashuri shpallet armiq apo kundeshtare ? Pse duam ti mbajme perjetesisht e te pa ndryshuara gjera qe nga natyra jane gjithmone ne transformim ?

Nga gjithcka qe kam lexuar, pro e kunder ndarjes kam arritur ne nje perfundim modest ; ne nuk jemi mesuar te pranojme se jeta eshte nje piramide nevojash edhe kerkesash gjithmone ne transformim . Ne nuk e pranojme dot transformimin pa fajsuar veten apo tjetrin , apo me keq ne besojme se eshte ne doren tone ta ndalonim ate . Ne nuk e pranojme dot qe edhe njeriu afer nesh ndjesite , kerkesat nevojat e tij / te saj mund te ndryshojne edhe pa u vene re . Familjet mund te ndahen por shkaterohen perfundimisht kur ish-bashkeshortet e konsiderojne tjetrin si armiku qe shkaterroi jeten , jo bashkeudhetare qofte edhe te perkoheshem .

Ne nuk dime te ndahemi , sikurse nuk kemi ditur kurre te ndertojme piramida !