Vendi ynë do të ndikohet nga mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në pjesën e dytë të ditës.

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat mbeten më të dukshme në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C