Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime de kalime vranësirash, të cilat shtohen në pjesën e dytë të ditës.

Sipas MeteoAlb në orët e para të ditës do të sjellin në vendin tonë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindore. Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në vend, duke sjellë reshje shiu në shtrirjen Lindore e pjesërisht në zonat Qëndrore. Ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.