Martesa e këngëtarit Blero Muharemi me modelen Afrona Dika ka pushtuar mediat rozë me ‘thumbat’ në distancë ndaj njëri-tjetrit. Së fundmi, ka qenë Blero, ai që përmes një statusi në rrjete sociale i ka kthyer një përgjigje ish-partneres së tij. Afrona ka publikuar një status në Instastory ku tregonte se jeta të përul aq sa mosha por dhe të bën të kuptosh në sa budalliqe ke humbur kohë.

“Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë sa mosha jote. Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë,”-thënia e postuar nga Afrona të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: Kështu është jeta.

Nuk ka vonuar dhe po në Instastory këngëtari i ka dhënë një përgjigje shumë të qartë modeles. Ai shkruar se mosmirënjohja është monedha e zakonshme që njerzit paguajnë dhe të gjithë menduan se është një ‘thumb’ ndaj Afronës.
Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”-shkruan Blero. Si duket urimi që zgjodhi Blero t’i bënte Afronës nuk ka bërë që ata të shuajn hatërmbetjet mes tyre.