Në 2010-2011, Neda dhe Ogreni konsiderohen sot çifti më jetëgjatë në listën e njerëzve që u njohën dhe u lidhën në reality show. Në një intervistë për “Goca dhe gra”, Neda foli për “sekretin” e marrëdhënies së tyre, e cila vazhdon edhe sot.
“Fakti që ne të dyu njohëm në ‘Big Brother’ ishte rastësi. Ne u dashuruam vërtet dhe po niste një marrëdhënie e vërtetë dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale. Pra, nuk përshpejtuam asgjë thjesht se ndodheshim në televizion,” tha ajo.
Më pas, ajo u shpreh se në marrëdhënie ka ndikuar për mirë përkushtimi i përditshëm, por edhe pak fati.
“Unë mendoj që sekreti i jetëgjatësisë është pak fati dhe vullneti që kemi për të punuar. Të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet t’i mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati.”
Ata u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai.