Prej pak ditësh në media dhe mes politikanëve është përfolur se Partia Socialiste është duke negociuar në serket me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës.
Vetë PD e Bashës i hodhi poshtë këto zëra, duke reaguar menjëherë mbrëmjen e djeshme pasi lajmi doli në media. Ndërsa sot, ishte ministrja socialiste Elisa Spiropali e cila tha se PS nuk ka pse të negociojë me opozitën, aq më tepër për një reformë zgjedhore e cila është publike.
Nërsa deputeti demokrat Saimir Korreshi sot ka ironizuar duke postuar një fotografi të Alibeajt në kafene, me një person tjetër që po largohet, për të cilin aludon se është i PS-së.
Ja çfarë shkruan Korreshi:
Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës.
Nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohesh dhe sdi ca flet, quan “pazar” kontrollin parlamentar ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore.
Pastaj zgjohesh dhe i fut edhe nje status: Jam dhe ndjehem “Princ i Spanjës”! Askush nuk mund të flas në emër të “Spanjë”.