Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm që prej orën 09:00 në SPAK.
Beqaj është shoqëruar nga avokati i tij, Ermal Yzeriraj.
Nuk dihet nëse Ilir Beqaj është paraqitur në lidhje me hetimet për koncesionin e sterilizmit, ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, apo në lidhje me hetimet e reja që po kryen SPAK për abuzimet në SASPAC, drejtoria e fondeve të huaja që drejtonte Beqaj.