Rita Ora dhe familja e saj kanë qenë shpeshherë në vëmendjen e mediave, sido,mos nëna e Rita Orës Vera Ora, me komentet pikante që i bën të bijës në foto.

Së fundmi, Vera po shijon pushimet me të dy vajzat e saj, Ritën dhe Elenën, me të cilat ka shpërndarë edhe foto në rrjete sociale. Në pamjet e publikuara Vera shihet në formë të mirë e veshur në një fustan të kuq me detaje shumëngjyrëshe, ndërsa krahas saj janë Rita me një fustan të zi me të kaltër dhe Elena me një me ngjyrë rozë.

Ndërkohë, në një tjetër foto të Elenës të postuar në InstaStory, Vera ka shkruar me humor se ajo është një vajzë e përgatitur që di të shërbej çaj.

“Qe një çikë gati, din me përgatit çaj, në zbritje deri në vikend”, ka shkruar Vera.