Një foshnjë rreth dy muajshe është gjetur nga një qytetar e braktisur në anë të rrugës natën e kaluar në Golem të Kavajës.

Mësohet se qytetari e ka marrë foshnjën dhe e ka dërguar në Spitalin e Durrësit, ku aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor.

Policia po punon për identifikimin e nënës që braktisi foshënjen, ndërsa burime thonë se është nga Tirana.