Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli kanë pasur debate shumë të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por nuk kanë munguar as momentet e bukura.

Mbrëmë para se të shpallej fituesi, Luizi shprehu vlerësimet e tij për aktoren e njohur, ku u shpreh:

“Një pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit tim dhe e faktit që jam sot këtu është Olta Gixhari”.

SHIKO VIDEON 

Pas shpalljes së këngëtarit fitues të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, ata janë takuar në festën e madhe të bërë në shtëpi.

Olta madje ka publikuar një video në “Instastory”, ku i drejtohet duke i thënë “fol diçka tani”.

“I thashë mos e braktis lojën dhe do isha në finale me të. Nuk do dihej kush e fiton. Po i thashë mos e le. Ja luanesha”, thotë Luizi.