
Ajo numëron 456 mijë ndjekës në profilin e “Instagram”-it dhe herë pas here merr gjithë vëmendjen me postimet që bën. Është fjala për Tea Trifonin, e cila së fundmi ka bërë disa bashkëbisedime të ndryshme me fansat e saj.
Disa i bëjnë pyetje të ndryshme në lidhje me jetën e saj private, e të tjerë që i kërkojnë ndonjë këshillë.
Ditën e sotme, dikush e ka pyetur se çfarë të bëjë pasi i dashuri i ka thënë se nëse nuk dobësohet, nuk do të fejohet me të. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ia pret shkurt që “të ndryshojë të dashur”.
“Tea përshëndetje, i dashuri më thotë që nëse nuk dobësohem nuk fejohet me mua, çfarë të bëj?”, e pyet ndjekësja, të cilës Tea i përgjigjet:
“Është koha të gjesh të dashur tjetër. Unë mund të bëja moral se sa e gabuar është kjo që thotë i dashuri i jot dhe pse është e gabuar, por mendoj se nuk është nevoja se ti e di vet.