Në politikën italiane të dhjetë viteve të fundit, janë të paktë ata që kanë vërtet një ide bazë, ka një grabitje politike absolute. Ata që realisht bëjnë diçka për qytetet janë kryebashkiakët. Kështu thotë Ermal Meta, në romanin e tij të parë, “Domani e per semper” (La Nave di Teseo) në mbrëmjen e fundit të edicionit të 21-të të Festivalit “Il libro possibile”.
“Nuk shoh asnjë identitet në politikën e sotme. Liria ngatërrohet me libertinizmin dhe ne godasim sa hekuri është i nxehtë, duke treguar një armik për të goditur imagjinatën dhe për të fituar mbështetje: fillimisht shqiptarët, pastaj. rumunët, afrikanë dhe kushedi kush tjetër në të ardhmen. Ne kurrë nuk e kuptojmë se prania e tjetrit na përcakton ne,”-thotë ai në prezantimin e librit të tij.