Një mësuese në Uells, e quajtur Katie Elizabeth Smith, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një djalë 14-vjeçar.

Para ngjarje ajo i dërgonte vazhdimisht foto nudo me mesazhe. Sipas dëshmive të dhëna, sapo 14-vjeçari ka dalë nga klasa, mësuesja ka nxituar drejt tij duke filluar ta prekë e puthë.

Në fund i la mesazhin që “mos fol, se do futesh në telashe”.  Djali i cili nuk ishte student i Smith u kthye në klasë pas takimit të tyre, por makthi i tij nuk kishte mbaruar me kaq.

Pasi ai ishte takuar sërish me mësuesen në parking dhe aty kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Smith u arrestua dhe u akuzua për aktivitet seksual të paligjshëm me një të mitur, sulm të pahijshëm ndaj një personi nën moshën 16 vjeç dhe marrëdhënie seksuale të qëllimshme, ndërsa i tha gjykatës se djali ishte ai që e joshi atë, duke u përpjekur të fajësonte 14-vjeçarin.

30-vjeçarja u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg pas akuzave ndaj saj, por në shkurt Gjykata e Apelit në Uellsin e Ri Jugor ia uli dënimin me 18 muaj dhe tani ajo është e lirë.

Nga mesazhet intime tek marrëdhënie në parkingun e shkollës/