Nga sot 1 maj të gjitha shërbimet në Shqipëri do të kryhen online.

Sipas vendimit të qeverisë duke nisur nga sot të gjithë qytetarët mund të marrin online çdo dokument që i nevojitet, duke shmangur radhët e gjata dhe burokracitë.

“Në 1 MAJ nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale.

Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit”, ka shkruar  Rama në Facebook pak ditë më parë.

Sipas një raporti të BERZH, Shqipëria i ka rritur shërbimet digjitale nga 44.1% në vitin 2015 në 83% në vitin 2020 duke u ngjitur në vendin e 17 mes disa vendeve në botë për shërbimet digjitale qeveritare.