Pas Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur tek ura e Lanës për të bllokuar qarkullimin e automjeteve në Unazën e Vogël të kryeqytetit.

Sipas raportimeve të “Fax News” protestuesit kanë bllokuar unazën në të dyja anët dhe qarkullimi i automjeteve është paralizuar në këtë zonë.

Qytetarët u kërkojnë shoferëve që të fikin makinat dhe tu bashkohen protestës për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore të shportës, po ashtu po mbyllen dhe dyqanet prane unazes.